25 vite më parë, më 24 Dhjetor 1999, në Vigjilje të Krishtlindjeve, nën logon “Së Bashku”, organizuam
veprimtarinë e parë bashkëpunuese të titulluar: Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri – Së Bashku në
Shekullin e Ri!
U mblodhen së bashku, më shumë se 200(dyqindë) të rinj aktorë drejtues të forumeve rinore me
përkatësi të ndryshmë partiake dhe bindje të ndryshme ideologjike, përfaqësues të shoqërisë civile,
medias, pedagogë e kërkues, kryesisht të rinj universitarë dhe maturantë të Gjimnazit Sami Frashëri,
Tiranë.
Ishte herezi, asokohe, të mblidheshin së bashku të rinj, përfaqësues të të gjithë spektrit politik, në një
veprimtari publike e të hapur, nën klimën e theksuar të konfliktualittit politik, kur parlamenti dhe
këshillat bashkiake ishin të paralizuar e bojkotuar nga opozita (kujtojmë vrasjen e deputetit Azem Hajdari) dhe ku shoqëria ende lengonte nën pasojat e trazirave të vitit 1997.
“Gëzuar Krishtindjen dhe Vitin e Ri – Së Bashku në Shekullin e RI”, ishte eventi embrion për ngritjen në
institucion të ICID Albania Qëndrës “Instituti i Bashkëpunimit për Integrim dhe Zhvillim”. Në këtë event
mesazhet përcollën thirrje për bashkëpunim, si edhe mbështetje frymës dhe nismave bashkëpunuese, si
përballje me konfliktualitetin poltik, të nxitur nga klasa politike e atëherëshme.
Teksa interpretimet e gjimnazistëve të …….fshikulluan sjelljet konfliktuale të klasës poltikë të asaj
kohe, përfaqësues të lidershipit rinor pjesëmarrës në edukimin dhe trainimet e NDI-National Democratic
Institute for dhe IRI- International Republican Institute -IRI, përcollën mesazhe bashkëpunimi e shprese
për një politikë ndryshe nga ajo aktuale e asaj periudhe.
Një seri veprimtarish bashkëpunuese u projektuan dhe morrën udhë pas këtij takimi të parë në qytetet
simbol të bashkëpunimt historik midis shqiptarëve duke filluar me Lezhën e Besëlidhjes së Skënderbeut,
Prozrenin, Korcën, Vlorën, Beratin, Durrësin, Shkodrën dhe Tiranën.
Nën moton “Së Bashku në Rrugën e Bashkëpunimt Politik”, këtë herë drejtuesit e të gjithë spektrit
politik në nivel vendor, qeverisësit, akademikë, lidershipi i komuniteteve fetare, artistët më të famshëm
në vend, protaginistë të shoqërisë civile, të gjithë së bashku përcollën mesazhe për bashkëpunimn e
ardhshëm politik nën një tjetër profil të klasës politike e qeverisëse, bashkëpuniese dhe jo konfliktuale.
Më shumë se 123 veprimtari janë zhvillaur nga ICID Albania në nivel lokal, rajonal, kombëtar dhe
ndërkombëtar, nën nisma dhe veprimtari bashkëpunuese për çështje të qeverisjes së mirë, shtetit të së
drejtës, decentralizimit të pushteteve, integrimit rajonal dhe Evripoan, zhvillimit të qëndrueshëm,
mjedisit dhe zhvillimit të rerritorit, ekonomisë së gjelbër, trashëgimisë së shpqërisë dhe natyrës,
edukimit, artit, kulturës, vlerave të shoqërisë Evropiane, integrimit Euroatlantik, bashkëjetesës religiose
të shqiptarëve, Shqipërisë së Madhe të Vlerave etj. Me mbështetjen e BE dhe institucioneve
ndërkombëtare e vendase prestigjoze, idetë dhe nismat e ICID, janë jetëzuar në nivel kombëtar, Rajonal
dhe Evropian, duke përcjellë mesazhe bashkëpunuese dhe progressive nën një format unikal dhe plot
identitet.