Skip to content
Home » Our Projects » Feja në Shoqëri: Modeli Shqiptar!

Feja në Shoqëri: Modeli Shqiptar!

“Të integrojmë shoqëritë përmës harmonisë dhe bashkëjetesës fetare: Modeli Shqiptar!”

“Instituti i Bashkëpunimit për Integrim dhe Zhvilim” ICID Albania, ne bashkëpunim me Muzeun
Historik Kombëtar dhe Komunitetet e Besimit Fetar ne Shqiperi, organizuan Konferencën
Shkencore: “Të Integrojmë Shoqëritë përmes Harmonisë dhe Bashkëjetesës Fetare:
Modeli Shqiptar!”, me datë 8 Maj,2019 në sallën “Shpataraku” të Muzeut Historik Kombëtar”.
Konferenca Shkencore ishte pjesë e eventit te integruar, tubimit dhe ekspozitës së vlerave të
besimeve në Shqipëri.

Konferenca prezantoi dhe diskutoi mbi argumentet historikë, shoqërorë, antropologjikë, politikë
dhe ekonomikë, mbi këtë realitet të cilin përjetojmë dhe ndërveprojmë në jetën e përditshmë,
krijuar përgjatë historisë së shoqërisë sonë.


Profesorë, lektorë, akademikë dhe studiues prezantues në këtë konferencë ishin personalitete
të shquara të fushave respektive, kombëtarë dhe ndëkombëtarë.
Punimet shkencore te prezantuara ne kete konference ishin, si me poshte:

  1. H.E Msgr. Bishop George Fredo O.P (Arqipeshkv i Tiranës dhe Durrësit, Primat i Shqipërisë):
    “Besimi, pluralizmi dhe marrëdhëniet ndërfetare”
  2. Dr.David Hosaflook: “Shkrimet e shenjta: roli i librit shqip në agim të Rilindjes Kombëtare”
  3. Assoc.prof.dr. Konstandinos Giakoumis: “Toleranca fetare në Shqipëri, nga miti te sfidat”
  4. Prof.dr.Bardhosh Gaçe: “Intregrimi i shqiptarëve drejt civilizimit modern dhe kontributi i
    bektashizmit në besimin dhe harmoninë kombëtare”
  5. Dr. Genti Kruja: “Modeli i bashkëpunimit ndërfetar akademik ndërmjet tre institucioneve të
    edukimit të lartë teologjik në Shqipëri”
  6. Dr..Ardian Muhaj: “Harmonia e civilizimeve apo civilizimi harmonik si vlerë e trashëguar e
    shoqërisë Shqiptare”
  7. Dr..Dorian Koçi: “Shtegtimi i formësimit të identitetit shqiptar”
  8. Prof.dr. Pëllumb Xhufi: “Arsye të bashkëjetesës fetare të shqiptarëve”
  9. Assoc.prof.dr. Përparim Kabo: “Mozaiku fetar ndërmjet liberalizimit dhe autoritarizmit”
  10. Prof.dr. Gjergji Sinani: “Edukimi dhe Feja”
  11. Dr.Ardit Bido: “Aspekte ligjore të besimit fetar në Shqipëri”
  12. Prof.dr.Ndriçim Kulla: “ Fetë në Shqipëri harmonizohen nga shqiptarët”
  13. Prof.dr.Davide Danniese: “The Cogd project: a good practice of mediating and solving
    religious controversies”
  14. Prof.Thoma Shkira: “Bashkëjetesa fetare nëpërmjet kultit të shenjtorëve në vendin tonë”

Drejtori i ICID Albania assoc.prof.dr Reis Mulita, promotori i kësaj nisme duke evidentuar
argumentë të shumtë dhe gjetje parësore mbi bashkëjetesën fetare nëpërmjet veprimtarisë së
ICID Albania në territorin e vendit dhe për një kohë relativisht të gjatë vlerëson se vlera e
veçantë dhe unikale e bashkëjetesës duhet të njihet, ruhet dhe kultivohet jo vetëm në shoqërinë
shqiptare si pjese e sjelljes së shoqërisë cilësisht të dallueshme dhe si vlera që ushqejnë sfidat
e mijëvjecarit për zhvillim të qëndrueshëm.

Eventi është pjesë e nismës “Shqipëria e Vlerave të Mëdha”, lançuar nga ICID Albania, në
virgjilje të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.


Ceremonia Hyrëse e Eventit të Integruar

Eventi i integruar” Feja në Shoqëri: Modeli Shqiptar!” zhvilloi ceremoninë hyrësë datë 6
Maj,2019 në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar. Ceremonia hyrëse e eventit
konsistoi në njohjen, përmbajtjen dhe vizionin e nismës dhe inagurimin e ekspozitës së
besimeve dhe vlerave fetare ku u ekspozuan gjetje dhe materiale të formave të ndryshme nga
pesë (5) komunitetet fetare në Shqipëri. Ceremonia mirëpriti pjesëmarrësit nën vargjet e “
Amaneti i Skëndërbeut” të A.Z.Çajupi interpretuar nga Nderi i Kombit dhe Mjeshtri i Madh i
Skenës Mirush Kabashi, i cili njëherazi është edhe anëtar i bordit të Institutit të Bashkëpunimit
për Integrim dhe Zhvillim.

Fjala përshëndetëse u dha nga nxitësi i iniciativës, drejtori i ICID
Albania prof.assoc.dr.Reis Mulita, i cili theksoi se shqiptarët flasin me gjjuhën e vlerave
bashkëkohore. Ajo cka shoqëritë synojnë të arrijnë shqiptarët e ofrojnë si model të realizuar
ndër shekuj. Këtë realitet të cilin e prekim dhe e përjetojme në cdo pëllëmbë të territorir , në cdo
qelize te institucioneve shoqërore është model reference për shoqërinë gjithëpërfshirëse.
Sfida është që modeli të bëhet i njohur, të ruhet dhe përkujdesemi, të kultivohet dhe
promovohet.

Në ceremoni u përcollën mesazhe nga krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri, të cilët
përcollën mesazhin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare si një vlerë e shquar e shoqërisë
shqiptare duke iu referuar historisë, kontributit të të parëve dhe rasteve unikale të vlerës,
aktualitetit dhe rëndësisë për ta promovuar dhe kultivuar dukë pergëzuar nismën “Feja në
Shoqëri:Modeli Shqiptar!”.

Nisma u përgëzua nga perosnalitete dhe perfaqësues të qeverisjes, politikes dhe institucioneve
shtetërore. Në event u dha fjala përshëndetësë nga nën kryetari i bashkisë Tiranë, z.Andi Seferi
i cili ka shprehur mbështetjen e tij për realizimin e nismës dhe misionit të saj. Nisma u
përshëndet nga z. Ardit Bido, Drejtor i Pëgjithshëm i Arkivave, ku institcuoni në fjalë kontribuoi
në ekspozitën e besimeve dhe vlerave fetare me gjetjet dhe prezantimet e realizuara nga
institucioni Arkivi Shtetëror në një hapërisrë të veçantë.

Ekspozitës dhe prezantimit të gjetjeve të bashkëjetesës fetarë iu bashkua edhe Bashkia Kurbin dhe u përshëndet nga znj. Fatbardha Pojani, Drejtore e Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve pranë Bashkisë Kurbin. Nisma u përgëzua dhe u përshëndet nga znj. Loreta Aliko,Kryetare e Komunitetit Shtetëror për Kultet. Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin: krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri; përfaqësues të
qeverisjes, politikës dhe institucioneve shtetërore; përfaqësues të trupit diplomatik,akademikë, studiues dhe përfaqësues të institucioneve të edukimit të lartë, ndërkombëtarë dhe
kombëtarë, personalitete të artit dhe qytetarë e bashkëatdhetarë shqiptarë.

Leave a Reply