Komuniteti Mysliman

FJalimi

Haxhi Bujar Spahiu

Kreu i Komunitetit Mysliman 

Komuniteti

Selia e komunitetit është në Tiranë, ndërsa kryetari i tanishëm i tij është Bujar Spahiu. Në ushtrimin e veprimtarisë së tij, ai ka qëllim fetar e bamirës dhe ka si objekt të përhapë, zgjojë dhe forcojë tek besimtarët myslimanë, besimin islam, të ruaj traditën e trashëguar nga të parët tanë, të mbrojë dinjitetin, të drejtat dhe interesat e myslimanëve, të rrisë e zhvillojë ndjenjën e dashurisë e të besnikërisë ndaj fesë dhe atdheut, si dhe të ruaj e forcojë dialogun mes Komuniteteve Fetare Tradicionale në vendin tonë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është i ndërgjegjshëm për rolin dhe identitetin e tij në shoqërinë shqiptare dhe për këtë posedon strategji afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, duke bërë efektive bashkëpunimin me akademikë, intelektualë, personalitete, me të rinj dhe të reja.
Stafi i kualifikuar i KMSH në qendër dhe rrethe, ka merita për arritjet e mira dhe pasurohet herë pas here me kuadro të arsimuar, të cilët i japin zhvillim Komunitetit Mysliman. Ai ka një metodë sistematike për konsolidimin e kapaciteteve të bërthamës kryesore të stafit, përmes pjesëmarrjes në programe trajnimi të vlefshme dhe në programe kualifikimi ‘master’.

Megjithëkëtë, një Komunitet është vërtet bashkëkohor kur mbështetet mbi një infrastrukturë bashkëkohore. Ne përpiqemi të zgjerojmë dhe të plotësojmë mjediset, duke nisur që nga qendra, myftinitë, bibliotekat, informatizimi, e duke mbërritur deri te restaurimi i xhamive, i cili është ndër prioritetet e para të punës sonë.
Në këtë faqe zyrtare do të gjeni informacione rreth fesë islame dhe aktiviteteve të ndryshme në rang myftinie të Republikës së Shqipërisë. Kjo faqe do të plotësojë njohuritë tuaja rreth organizimit të KMSH, strukturave të funksionimit të tij dhe aktualiteteve të ndryshme me karakter fetar islam.

Që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë të arrijë zhvillime të mëtejshme, ne do të vazhdojmë të punojmë me dedikimin që na karakterizon bashkë me qindra mijëra njerëz që janë pjesë e traditës dhe t’u urojmë mirëseardhjen të gjithë atyre që duan të mësojnë më shumë rreth tij.

Vizita e tretë i takoi anëtarët dhe përfaqësitë e komuniteteve fetare në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, të cilët u mirëpritën nga Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu. Në këtë takim u shpreh ndjenja e të pranuarit e besimit tjetër dhe rrespektimi i saj, të cilët vlerësuan se e përjetojnë dhe ndërveprojnë në jetën e përditshme, si një vlerë e trashëguar përgjatë historisë, duke theksuar mesy tyre se po ashtu duhet ta trashëgojnë së bashku përgjatë misionit të tyre.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ( KMSH) është një institucion fetar i pavarur i myslimanëve në Shqipëri, themelimi zyrtar i të cilit daton më 24 shkurt 1923 deri më 1967, vit në të cilin u mbyll për t’u rihapur më 16 nëntor 1990.
KMSH-ja është e regjistuar si person juridik dhe si bashkësi fetare jopolitike e pavarur nga shteti, ku përfshihen të gjithë besimtarët myslimanë në territorin e Republikës së Shqipërisë që pranojnë parimet themelore të fesë islame.

Logo
Rreth nesh

Dicka rreth nesh

Na ndiqni
Kontakte
  • Rr. Robert Shvarc, Pall. BEEM 9/2
  • +355 68 22 40 414
  • info@icidalbania.com
  • www.icidalbania.com