Komuniteti Bektashi

FJalimi

Dervish Salibeti i cili dha mesazhin e Kreut te Komunitetit Bektashi, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj

Komuniteti

Tarikati Bektashian ose Imameti Shi'i Alevi-Bektashi është një urdhër mysliman dervishësh që kanë marrë emrin nga Haxhi Bektash Veliu, evlia Alevi nga Horosani, por u themelua nga Ballëm Sulltani. Tarikati, qendra e të cilit është në Tiranë, është i përhapur në Anadoll dhe Ballkan, ka qenë veçanërisht i fortë në Shqipëri, Bullgari dhe ndër grekët myslimanë të periudhës osmane. Urdhri përfaqëson rrymën shpirtërore zyrtare të bektashizmit.
Përpos Haxhi Ali Bektashit, tarikati duket të jetë ndikuar nga Hurufitë dhe Kalanderitë dhe besojmat shi'ite të Anadollit të shekullit të 15. Praktikat mistike dhe ritualet u renduan nga Ballëm Sulltani në shekullin e 16, kur shumë praktikat e veçanta të tarikatit morën formë.
Disa akademikë janë të mendimit se bektashizmi ka përzier koncepte Shi'i dhe Synni, megjithatë tarikat ka praktika dhe doktrina të veçanta. Përgjatë historisë, bektashijtë mbahen të kenë pasur ndikim si tek elita intelektuale osmane ashtu edhe tek fshatarësia.

Kryegjyshata Botërore Bektashiane “Selia e Shenjtë”
Vizita e pestë i takoi anëtarët dhe përfaqësitë e komuniteteve fetare në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane-Selia e Shenjtë të cilët u mirëpritën nga Dervish Salibeti. Vizita konsitoi në guidën dhe njohjen e instiucionit, guidën e ekspozitës së komunitetit bektashian, sektorëve të veçantë të komunitetit bektashian, vlerat e tyre përgjatë historisë dhe kontributi i të parëve. Vizita u përmbyll me dhurimin e disa botimeve të komunitetit të tyre për secilin nga anëtarët e komuniteteve të tjera, duke vlerësuar vellazërine mes tyre 

Logo
Rreth nesh

Dicka rreth nesh

Na ndiqni
Kontakte
  • Rr. Robert Shvarc, Pall. BEEM 9/2
  • +355 68 22 40 414
  • info@icidalbania.com
  • www.icidalbania.com