Instituti i Bashkëpunimit për Integrim dhe Zhvillim (ICID Albania) dhe me mbështetjen e Muzeut Hisotrik Kombëtar realizuan eventin e integruar: “Feja në Shoqëri: Modeli Shqiptar!” në datat 6-9 Maj 2019.
Nisma “Feja në Shoqëri: Modeli Shqiptar!” synon të promvojë, shpërndajë dhe kultivojë vlerën e
shquar të shqoqërisë shqiptare: vlerën e bashkëjëtesës së diversiteteve fetare në paqe,
harmoni dhe integritet. Nisma synon të promovojë, shpërndajë dhe kultivojë vlerën unikale të
shoqërisë shqiptare gatuar në shekuj e mijëvjeçarë, jo vetëm për shoqërinë shqiptare por në
nivel rajonal, europian dhe global. Nisma do të jetë një event përvjetor i cili do të përbëhet nga
këto veprimtari: Ekspozita e besimeve dhe vlerave fetare; Vizitat e ndërsjellta në institucionet e
komuniteteve fetare në Shqipëri; Konferenca Shkencore Ndërkombëtarë; Rrjetëzimi dhe Shpërndarja.
Eventi i integruar” Feja në Shoqëri: Modeli Shqiptar!” zhvilloi ceremoninë hyrësë datë 6
Maj,2019 në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar. Ceremenia hyrëse e eventit
konsistoi në njohjen, përmbajtjen dhe vizionin e nismës dhe inagurimin e ekspozitës së
besimeve dhe vlerave fetare ku u ekspozuan gjetje dhe materiale të formave të ndryshme nga
pesë komunitetet fetare në Shqipëri.
Ceremonia mirëpriti pjesëmarrësit nën vargjet e “ Amaneti i Skëndërbeut” të A.Z.Çajupi
interpretuar nga Nderi i Kombit dhe Mjeshtri i Madh i Skenës Mirush Kabashi, i cili njëherazi
është edhe anëtar i bordit të Institutit të Bashkëpunimit për Integrim dhe Zhvillim.
Fjala përshëndetëse u dha nga nxitësi i iniciativës, drejtori i ICID Albania prof.assoc.dr.Reis
Mulita dhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar dr.Dorian Koçi, mbështestës për realizimin e
idesë.
Në ceremoni u përcollën mesazhe nga krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri, të cilët
përcollën mesazhin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare si një vlerë e shquar e shoqërisë
shqiptare duke iu referuar historisë, kontributit të të parëve dhe rasteve unikale të vlerës,
aktualitetit dhe rëndësisë për ta promovuar dhe kultivuar dukë pergëzuar nismën “Feja në
Shoqëri:Modeli Shqiptar!”.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin: krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri; përfaqësues të
qeverisjes, politikës dhe institucioneve shtetërore; përfaqësues të trupit diplomatik,
akademikë,studiues dhe përfaqësues të institucioneve të edukimit të lartë, ndërkombëtarë dhe
kombëtarë, personalitete të artit dhe qytetarë e bashkëatdhetarë shqiptarë.

Instituti i Bashkepunimit per Integrim dhe Zhvillim

Adresa: Rruga Robert Shvarc Pallati BEEM 1 Shkalla 9 Ap 2 Tel/Mob.: +355 68 22 40 414

2

Ekspozita e Besimeve dhe Vlerave Fetare: 6-9 Maj,2019
Ekspozita e besimeve dhe vlerave fetare u realizua nga pesë (5) komunitetet e besimeve fetare
në Shqipëri; Komuniteti Mysliman; Komuniteti Orthodhoks; Komuniteti Katolik; Komuniteti
Bektashian dhe Komuniteti Ungjillor. Ekspoziata u realizua në ambjentet e Muzeut Historik
Kombëtar në një hapësirë 600 m2 ku secili komunitet kishte në dispozion 99 m2 për të
ekspozuar gjetje dhe materiale të formave të ndryshme.
Ekspozita e besimeve dhe vlerave fetare u integrua edhe nga kontributi i materialeve dhe
gjetjeve të institucionit Arkivi Shtetëror dhe Bashkia Kurbin të cilët pozicionuan gjetjet e tyre në
vazhdimësi të ekspozimit të pesë (5) komuniteteve fetare në Shqipëri.
Në një hapësirë të veçantë të ekspozitës u realizua media corner ku në sfond të saj u përcollën
mesazhet e krerëve të komuniteteve fetarë në Shqipëri:
Ekspozita e besimeve dhe vlerave fetare qëndroi e hapur përgjatë ditëve 6-9 Maj,2019.
Ekspozita e besimeve dhe vlerave fetare , organizuar nga Instituti i Bashkepunimit për Integrim
dhe Zhvillim ishte e para e këtij lloji dhe do të shndërrohet në një event përvjetor së toku me
aktivitetet e tjera që synojnë të promovojnë, shpërndajnë dhe kultivojnë vlerën unikale të
shoqërisë shqiptare anekënd botës.

Vizitat e ndërsjellta në institucionet e komuniteteve fetare dhe objektet e kultit –
7 Maj,2019
Instituti i Bashkëpunimit për Integrim dhe Zhvillim në bashkëpunim me komunitetet fetare në
Shqipëri organizuan vizitat e ndërsjellta midis anëtareve të komuniteteve fetare dhe krerëve të
tyre në pesë (5) institucionet respektive në Tiranë.
Konferenca Shkencore Ndërkombëtare: – 8 Maj,2019
“Të integrojmë shoqëritë përmës harmonisë dhe bashkëjetesës fetare: Modeli Shqiptar!”
ICID Albania, “Instituti i Bashkëpunimit për Integrim dhe Zhvilim” ne bashkëpunim me Muzeun
Historik Kombëtar organizoi Konferencën Shkencore: “Të Integrojmë Shoqëritë përmes
harmonisë dhe bashkëjetesës fetare: Modeli Shqiptar!”, datë 8 Maj,2019 në sallën
“Shpataraku” të Muzeut Historik Kombëtar”.
Konferenca Shkencore ishte pjesë e eventit te integruar, tubimit dhe ekspozitës së vlerave të
besimeve në Shqipëri. Konferenca prezantoi dhe diskutoi mbi argumentet historikë, shoqërorë,

Instituti i Bashkepunimit per Integrim dhe Zhvillim

Adresa: Rruga Robert Shvarc Pallati BEEM 1 Shkalla 9 Ap 2 Tel/Mob.: +355 68 22 40 414

3
antropologjikë, politikë dhe ekonomikë, mbi këtë realitet të cilin përjetojmë dhe ndërveprojmë në
jetën e përditshmë, krijuar përgjatë historisë së shoqërisë sonë.
Profesorë, lektorë, akademikë dhe studiues prezantues në këtë konferencë ishin personalitete
të shquara të fushave respektive, kombëtarë dhe ndëkombëtarë.

Eventi është pjesë e nismës Shqipëria e Vlerave të Mëdha, lançuar në virgjilje të 100 vjetorit të
pavarësisë së Shqipërisë nga ICID Albania. Ky argument ushqehet edhe nga vlerat cilësisht të
dallueshme të shqiptarëve për paqën dhe harmoninë shoqërore të demonstruar me sjelljen e
shqiptarëve ndaj hebrejve ndryshe nga shumica e shoqërisë e asaj kohe: ICID Albania sjell
paqësoret e shqiptarëve të Shqipërisë, ku asnjëherë nuk kanë sulmuar fqinjët, e me atë kujdes
e simbobl të paqes për shoqërinë si Nënë Tereza.

Leave a reply

Please enter your comment!
Please enter your name here