Feja në Shoqëri: Modeli Shqiptar!”              
     
Aktiviteti i Integruar i Përvitshëm 
                        2019

↪ EKSPOZITË

↪ VIZITA TË NDËRSJELLTA

↪ KONFERENCË SHKENCORE 
      NDËRKOMBËTARE

ICID Albania mbështet idenë se bashkëjetesa fetare e shqiptarëve është një vlerë e veçantë, unikale dhe e çmuar jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për shoqërinë bashkëkohore. Si e tillë njohja, ruajtja, promovimi dhe kultivimi i modelit shqiptar të bashkëjetesës fetare, duhet të ngrihet në institucion si trashëgimi dhe pasuri e shoqërisë, nëpërmjet UNESCO dhe institucioneve të tjera UN dhe EU.
Eventi i integruar “Feja në Shqëëri: Modeli Shqiptar” i konceptuar të zhvillohet i përvitshëm, synon të mbështesë idenë e sipërpërmendur, nëpërmjet katër drejtimeve të veprimtarisë së eventit.
Ekspozita e Vlerave të Bashkëjetesës Fetare në shoqërinë shqiptare me gjuhën e gjetjeve të burimeve materiale e jomateriale, e argumenton idenë tonë në kohë dhe hapësirë, përgjatë historisë dhe territorit të shqiptarëve. Në 600m2 me prurjet e tyre materiale të formave të ndryshme komunitetet fetare e sollën të gallë realitetin e veçantë shqiptar të bashkëjetesës në paqe, integritet dhe harmoni mes tyre edhe pse i përkasin besimeve të ndryshme.

Ekspozita u realizua në bashkëpunim me komunitetet fetare, aktorë të qeverisjes vendore, institucione publike e jo publike si edhe nëpërmjet gjetjeve të mirëfillta studimore të karakterit sasior parësor.
Konferenca Shkencore Ndërkombëtare u shëndrrua në arenën e prezantimit dhe debatit të lartë shkencor midis përfaqësuesve akadmeikë e studiues të nivelt të lartë ndërkombëtarë e vendas.
Faktorët historikë, gjeopolitikë, antopologjikë, sociale, ekonomikë, edukimit e politikë etj,
u sollën si argumentë për të arritur në vlerësime krahasime, përgjithësime dhe rekomandime mbi fenomenin tejet shqiptar të bashkëjetesës fetare të shqiptarëve në diversitet, ndryshe nga shumica e shoqërisë në rajon dhe më gjerë.

Bashkëpunimi, harmonia në këto komunitete të integruara në Shqipëri është një nga virtytet kryesore të popullit shqiptar, një model i vërtetë i shoqërisë shqiptare.
ICID mbështet fuqimisht idenë se është një burim i çmuar i cili është shumë i rëndësishëm për t’u shpërndarë në shoqërinë moderne.

Diversitetet dhe dallimet në kulturat dhe besimet fetare janë burim i konflikteve në shoqërinë moderne, por Shqipëria është e ndryshme në këtë aspekt. Është vendi ku diversitetet jetojnë së bashku, bashkëpunojnë dhe integrohen në një bashkëjetesë të vërtetë harmonike mes njëri-tjetrit.
Në Shqipëri, grupet shoqërore të ndara nga besimet fetar bashkëjetojnë në vëllazëri, harmoni dhe në pranueshmëri të plotë të njëri-tjetrit, festojnë së bashku, respektojnë të tjerët, kontribuojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin.

Diversiteti ka kontribuar dhe kontribon në kohezion social, ekonomik dhe territorial të vendit.  Shqiptarët festojnë ngjarje të ndryshme të feve të ndryshme, sepse e çmojnë faktin e ndjenjës së mirë me njëri-tjetrin edhe pse janë pjesë e një besimi të ndryshëm fetar. Është një realitet i cili qëndron këmbëkryq si një shtrat shoqërimi, frymëmarrjeje, mentaliteti, ndërveprimi dhe sjellje shoqërore që sheh, prek dhe provon herë pas here dhe kudo.






CEREMONIA HYRËSE E EVENTIT
6 Maj, 2019

Eventi i Integruar “Feja në Shoqëri: Modeli Shqiptar!” zhvilloi datë 6 Maj,2019 ceremoninë hyrëse të eventit të integruar dhe çeli ekspozitën e përbashkët të komuniteteve fetare në Shqipëri në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar.
Ceremonia hyrëse e ketij eventi të integruar u zhvillua në sallën UNESCO dhe mirëpriti pjesëmarrësit nën vargjet e “Amaneti i Skëndërbeut” të A.Z.Çajupi interpretuar nga Nderi i Kombit dhe Mjeshtri i Madh i Skenës Mirush Kabashi.





Fjala përshëndetëse u dha nga nxitësi i iniciativës, drejtori i ICID Albania prof.Reis Mulita, i cili theksoi se shqiptarët flasin me gjuhën e vlerave bashkëkohore; Ajo çka shoqëritë synojnë të arrijnë, shqiptarët e ofrojnë si model të realizuar përgjatë historisë. Këtë realitet të cilin e prekim dhe e përjetojme në çdo pëllëmbë të territorit , në çdo qelize te institucioneve shoqërore është model referencë për shoqërinë gjithëpërfshirëse. Sfida është që modeli të bëhet i njohur, të ruhet dhe përkujdesemi, të kultivohet dhe promovohet.

Në vijim, dr. Dorian Koçi drejtori i Muzeut Historik Kombëtar mbështetës i nismës “Feja në Shoqëri:Modeli Shqiptar!” përgëzoi organizatorët dhe nxitësit e veprimtarisë duke shprehur se ndihej mirë për mundësinë për të mbështetur nismën dhe kthimi i Muzeut si shtëpia e gjithë shqiptarëve në një ambjent pritës të eventit.
Të ftuarit e nderit në këtë ceremoni ishin: Krerët e Komuniteteve Fetare në Shqipëri; Trupi Diplomatik; Përfaqësues të qeverisjes, politikës dhe institucioneve shtetërore; Përfaqësues të institucioneve të edukimit të lartë, ndërkombëtarë dhe vendas;

Nisma u përshëndet dhe u përgëzua nga:
↪ nën kryetari i bashkisë Tiranë, z.Andi Seferi i cili ka shprehur mbështetjen e tij për realizimin e nismës dhe misionit të saj. 
↪ znj. Loreta Aliko, Kryetare e Komunitetit Shtetëror për Kultet.
↪ dr.Ardit Bido, Drejtor i Pëgjithshëm i Arkivave, ku institcuoni në fjalë kontribuoi në ekspozitën e besimeve dhe vlerave fetare me gjetjet dhe prezantimet e realizuara nga iArkivi Shtetëror.
↪ znj. Fatbardha Pojani, Drejtore e Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve pranë Bashkisë Kurbin, ku institucioni në fjalë  iu bashkua ekspozitës prezantimit dhe gjetjeve të bashkëjetesës fetare.

↪Në ceremoninë hyrëse të eventit “Feja në Shqoëri: Modeli Shqiptar!” u përcollën mesazhe nga krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri, të cilët përcollën mesazhin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare si një vlerë e shquar e shoqërisë shqiptare duke iu referuar historisë, kontributit të të parëve dhe rasteve unikale të vlerës, aktualitetit dhe rëndësisë për ta promovuar dhe kultivuar dukë pergëzuar nismën “Feja në Shoqëri:Modeli Shqiptar!”.

✔ Hirësi Asti, i cili lexoi mesazhin e Kreut të Komunitetit Orthodhoks, Fortlumturisë së tij, Prof.Dr Anastas Yannulatous

✔ Dervish Salibeti i cili dha mesazhin e Kreut tq Komunitetit Bektashi, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj

✔ Kreu i Komunitetit Mysliman, Haxhi Bujar Spahiu
 


✔ Kreu i Komunitetit Katolik, Imzot George Frendo

✔ Kreu i Komunitetit Ungjillor, Pastor Ylli Doçi


ICID - Copy

Feja në Shoqëri: Modeli Shqiptar!”
     
Aktiviteti i Integruar i Përvitshëm 
                        2019

Ekspozita e Besimeve dhe Vlerave të Bashkëjetesës Fetare
6-9 Maj, 2019

Instituti i Bashkëpunimit për Integrim dhe Zhvillim (ICID Albania) në bashkëpunim me komunitetet e besimeve fetare në Shqipëri dhe me mbështetjen e Muzeut Historik Kombëtar, realizuan ekspozitën e besimeve dhe vlerave të bashkëjetesës fetare në Shqipëri.  Ekspozita u realizua në ambjentet Muzeut Historik Kombëtar, ku në një hapësirë rreth 600 m2 secili komunitet kishte në dispozion hapësirë të barabartë për të ekspozuar gjetje dhe materiale të formave të ndryshme të vlerave të komunitetit respektiv.  Ekspozita e besimeve dhe vlerave të bashkëjetesës fetare qëndroi e hapur përgjatë javës së Europës duke bëre të njohur dhe promovuar vlerën e bashkëjetesës fetare të cilën ICID e ka vlerësuar vlerë të shoqërisë bashkëkohore, e cila është pjesë e identitetit të shoqërisë shqiptare gatuar në shekuj e mijëvjeçarë..  Në ekspozitë u prezantuan vlerat materiale dhe jomateriale të ardhura nga territori  i gjithë vendit të besimeve të veçanta, të cilat argumentojnë idenë tonë në kohë dhe hapësirë, përgjatë historisë dhe territorit të shqiptarëve.
Gjetjet e prezantuara në ekspozitë të formave të ndryshme, më së miri demonstruan vlerat e bashkëjetesës së komuniteteve fetare në Shqipëri dhe jetëzuan moton e  Bashkimit Europian  “United in Diversity” duke demonstruat një vlerë të shoqërisë bashkëkohore, vlerën e bashkëjetesës fetare në paqe, harmoni dhe integritet.Në ekspozitë u integruan gjetje dhe materiale nga institucioni Arkivi Shtetëror dhe Bashkia Kurbin të cilët pozicionuan gjetjet e tyre në vazhdimësi të ekspozimit të pesë (5) komuniteteve fetare në Shqipëri, ku prurjet e integruara së bashku demonstruan vlerën unikale të bashkëjetesës fetare përgjatë historisë dhe kontributit të çdo komuniteti respektiv.

OBJEKTIVI

Ekspozita e Besimeve dhe Vlerave të Bashkëjetesës Fetare nëpërmjet formave të larmishme, synon të prezantojë vlerat e panumërta të popullit të Shqipërisë, duke i prezantuar  ato me gjuhën e jetesës së shoqërisë, institucioneve fetare, dhe burimeve të shumta e të larmishme të komuniteteve fetare dhe çdo anëtari të shoqërisë. Veprimtaria evidenton, shpërndan dhe rrit aksesibilitetin e drejtpërdrejtë të shoqërisë për këto burime që argumentojnë një vlerë të identitetit të shoqërisë shqiptare.
Veprimtaria integrohet në përputhje me  objektivin parësor për të edukuar dhe publikuar, si dhe për të paraqitur modelin e Shoqërisë Shqiptare si një SHOQËRI E DUHUR për të ardhmen, në përputhje me virtytet e shoqërisë shqiptare dhe bashkëjetesën e saj harmonike.
Ekspozita e besimeve dhe vlerave të bashkëjetesës fetare , për nga formati dhe realizimi ishtë e para e këtij lloji në vend dhe do të shëndrrohet në një event përvjetor së toku me aktivitetet e tjera që synojnë të promovojnë, shpërndajnë dhe kultivojnë vlerën unikale të shoqërisë shqiptare anekënd botës.



   

↪ Në një hapësirë të veçantë të ekspozitës u realizua “media corner” ku në sfond të saj u përcollën mesazhet e krerëve të komuniteteve fetare në Shqipëri:
-Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërise: Haxhi Bujar Spahiu
-Kreu i Komunitetit Orthodhoks të  Shqipërise: Fortlumturia e tij, Prof.Dr.Anastasios Yannulatous  (Kryepeshkop i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë)
-Kreu i Komunitetit Katolik të Shqipërize: Imzot George Frendo ( Arqipeshkv i Tiranës dhe Durrësit, Primat i Shqipërisë)
-Kreu i Komunitetit Bektashi: Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj (Kryegjysh Botëror i Bektashianëve)
-Kreu i Komunitetit Ungjillor të Shqipërisë: Pastor Ylli Doçi


VIZITAT E NDËRSJELLTA NË INSTITUCIONET E KOMUNITETEVE FETARE

Instituti i Bashkëpunimit për Integrim dhe Zhvillim (ICID Albania) në bashkëpunim me komunitetet fetare në Shqipëri organizuan vizitat e ndërsjellta midis anëtareve të komuniteteve fetare, studiuesve të interesuar dhe krerëve të komuniteteteve fetare duke shkëmbyer vizitat në pesë (5) institucionet respektive të komuniteteve fetare, në Tiranë. Vizitat e ndërsjellta më së miri demonstruan se vlera unikale e bashkëjetesës fetare në Shqipëri është tejet reale dhe e prekshme midis anëtarëve të komuniteteve respektive dhe cdo anëtari të shoqërisë. Duke vlerësuar se këtë vlerë të trashëguar përgjatë historisë duhet ta ruajmë, kultivojmë dhe promovojmë, vizitat e ndërsjellta kanë për qëllim të kultivojnë dialogun ndërfetar me gjuhën e shoqërisë dhe institucioneve.


Veprimtaria është konceptuar në njohjen e
institucioneve, mënyrën e organizmit,  riteve fetare dhe vecantitë e secilit komunitet fetar në Shqipëri. ICID mbështet idenë se njohja e vazhdueshme e diversiteteve kultivon gjithnjë e më shumë pranueshmërinë dhe promovon vlerën unikale të bashkjetesës në paqe,harmoni dhe integritet. Në këtë mënyrë vizitat e ndërsjellta së toku me veprimtaritë e tjera janë konceptuar në një aktivitet të integruar të përvitshëm.         
       
    
  

        
    Dervish Salibeti & Hirësi Asti Ballakbashi
                në Katedralen Orthodhokse “Shën Pali”

   
     Anëtarët dhe Përfaqësuesit e Komuniteteve
     Fetare në ekspozitën e Krygjyshatës Botërore   
               Bektashiane – Selia e Shenjtë




ITENERARI

Itenerari dhe levizja në institucionet e komunitete fetare në Shqipëri u realizua me mjet transporti të grupuar, ku së bashku anëtarët dhe përfaqsitë e komuniteteve fetare ndoqën itenerarin e vizitave përgjatë ditës së martë, datë 7 Maj,2019:

↪ 10:00: Katedralja Katolike “Zemra e Shenjtë e Krishtit” 

↪ 11:00: Katedralja Orthodhokse ”Shën Pali”

↪ 12:00: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

↪ 13:00: Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë
↪ 14:00: Kryegjyshata  Botërore Bektashiane – ”Selia e Shenjtë”
______________________________

         Pastor Ylli Doçi & Dom Arjan
      në Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë

     
   Anëtarët dhe Përfaqësitë e Komuniteteve Fetarë
         në Katedralen Katolike “ Zemra e Shenjtë”
               mirëpritur nga At.Zefi & Dom.Arjan

    Përfaqësitë e Komuniteteve Fetare & Kreu i KMSH,    
                                H. Bujar Spahiu.
           në Komunitetitn Mysliman të Shqipërisë




Katedralja Katolike
“Zemra e Shenjtë e Krishtit”

Vizita e parë u krye në Katedralen Katolike “Zemra e Shenjtë e Krishtit” ku anëtarët dhe përfaqësitë e komuniteteve fetare u mirëpritën nga komuniteti katolik në një prezantim historik,  ligjeruar nga At.Zefi mbi detaje domethënëse historike duke zhvilluar  një bsedë interaktive me njëri-tjetrin. Përfaqësuesit e komunitetit katolik shprehën ndjenjën e veçantë që ndjejnë të harmonisë midis njëri-tjetrit.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
Vizita e tretë i takoi anëtarët dhe përfaqësitë e komuniteteve fetare në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, të cilët u mirëpritën nga Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu. Në këtë takim u shpreh ndjenja e të pranuarit e besimit tjetër dhe rrespektimi i saj,  të cilët vlerësuan se e përjetojnë dhe ndërveprojnë në jetën e përditshme, si një vlerë e trashëguar përgjatë historisë, duke theksuar mesy tyre se po ashtu duhet ta trashëgojnë së bashku përgjatë misionit të tyre.

Katedralja Orthodhokse
“Shën Pali”

Vizita e dytë i takoi anëtarët dhe përfaqësitë  e komuniteteve fetare në Katedralen Orthodhokse ”Shën Pali” të cilët u mirëpritënnga komuniteti orthodhoks në kujdesin e Hirësi Asti. Vizita konsistoi në guidën e institucionit: pikëpamjet historike, arkitekturore dhe  simbolike duke e përmbyllur takimin në një moment takimi pritës dhe qerasje, të cilët e cilësuan si shenjë rrespekti dhe mikrpitje të vëllezërve të tyre.




Kryegjyshata Botërore
Bektashiane “Selia e Shenjtë”

Vizita e pestë i takoi anëtarët dhe përfaqësitë e  komuniteteve fetare në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane-Selia e Shenjtë të cilët u mirëpritën nga Dervish Salibeti. Vizita konsitoi në guidën dhe njohjen e instiucionit, guidën e ekspozitës së komunitetit bektashian, sektorëve të veçantë të komunitetit bektashian, vlerat e tyre përgjatë historisë dhe kontributi i të parëve. Vizita u përmbyll me dhurimin e disa botimeve të komunitetit të tyre për secilin nga anëtarët e komuniteteve të tjera, duke
vlerësuar vellazërine mes tyre.

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë         

Vizita e katërt i takoi anëtarët dhe përfaqësitë e komuniteteve fetare në Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë, të cilët u mirëpritën nga Kreu i Komunitetit,  Pastor Ylli Doçi. Në një bisedë interaktive dhe duke nxitur mendimin tek njëri tjetri, u diskutua vlera unikale e bashkëjetesës së diversiteteve fetare të cilët vlerësuan se për ta bashkëjetesa fetare është e natyrshme, e ndjeshme dhe realitet.

KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE
8 Maj, 2019

↪“Të Integrojmë shoqëritë përmes harmonisë dhe bashkëjetesës fetare: Modeli Shqiptar!”

Instituti i Bashkëpunimit për Integrim dhe Zhvilim (ICID Albania) në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar organizoi Konferencën Shkencore: “Të Integrojmë shoqëritë përmes harmonisë dhe bashkëjetesës fetare: Modeli Shqiptar!”, datë 8 Maj,2019 në sallën “Shpataraku” në Muzeun Historik Kombëtar.
Konferenca Shkencore Ndërkombëtare  ishte pjesë e eventit te integruar, tubimit dhe ekspozitës së vlerave të bashkëjetesës fetare në Shqipëri së toku me veprimtaritë e tjera zhvilluar përgjatë javës së Europës.

Konferenca prezantoi dhe diskutoi mbi argumentet historikë, socialë, antropologjikë, gjeopolitikë, ekonomikë, edukimit, politikë  etj., mbi këtë realitet të cilin përjetojmë dhe ndërveprojmë në jetën e përditshmë, krijuar përgjatë historisë së shoqërisë sonë. Profesorë, lektorë, akademikë dhe studiues prezantues në këtë konferencë ishin personalitete të shquara të fushave respektive, kombëtare dhe ndëkombëtare.

Drejtori i ICID Albania assoc.prof.dr Reis Mulita, promotori i kësaj nisme duke evidentuar argumentë të shumtë dhe gjetje parësore mbi bashkëjetesën fetare nëpërmjet veprimtarisë së ICID Albania në territorin e vendit dhe për një kohë relativisht të gjatë vlerëson se vlera e veçantë dhe unikale e bashkëjetesës duhet

të njihet, ruhet dhe kultivohet jo vetëm në shoqërinë shqiptare. Modeli shqiptar duhet të konsiderohet si MUST TO model për shoqërinë bashkëkohore.  Ashtu sikundër shoqëria mbron dhe investon trashëgiminë e shoqërisë dhe natyrës nëpërmjet UN dhe UNESCO-s ashtu duhet të mbrohet dhe të investojë edhe produktet e sjelljes së shoqërisë cilësisht të dallueshme si vlera që ushqejnë sfidat e mijëvjecarit për zhvillim të qëndrueshëm. Bashkëjetesa fetare e shqiptarëve e prekshme në çdo pëllëmbë të tërritorit shqiptar, kohezive dhe e integruar në kohë dhe hapësirë është një vlerë dhe trashëgimi e padiskutueshme për shoqërinë dhe si e tillë duhet të ruhet dhe investohet si patrimoni  i UN dhe UNESCO.


PREZANTIMET

Studimi ndërdisiplinor dhe  prezantimet kërkimore të profesorëve, lektorëve , studiesve prezantuesë kombinuan gjetje dhe perspektiva mbi këto tema:

1) H.E Msgr. Bishop George Fredo O.P (Arqipeshkv i Tiranës dhe Durrësit, Primat i Shqipërisë): “Besimi, pluralizmi dhe marrëdhëniet ndërfetare”
2) dr.David Hosaflook: “Shkrimet e shenjta: roli i librit shqip në agim të Rilindjes Kombëtare”
3) assoc.prof.dr. Konstantinos Giakoumis: “Toleranca fetare në Shqipëri, nga miti te sfidat”
4) prof.dr.Bardhosh Gaçe: “Intregrimi i shqiptarëve drejt civilizimit modern dhe kontributi i bektashizmit në besimin dhe harmoninë kombëtare”
5) dr. Genti Kruja: “Modeli i bashkëpunimit ndërfetar akademik ndërmjet tre institucioneve të edukimit të lartë teologjik në Shqipëri”
6) dr.Ardian Muhaj: “Harmonia e civilizimeve apo civilizimi harmonik si vlerë e trashëguar e shoqërisë Shqiptare”
7) dr.Dorian Koçi: “Shtegtimi i formësimit të identitetit shqiptar”8) prof.dr. Pëllumb Xhufi: “Arsye të bashkëjetesës fetare të shqiptarëve”
9) assoc.prof.dr. Përparim Kabo: “Mozaiku fetar ndërmjet liberalizimit dhe autoritarizmit
10) prof.dr. Gjergji Sinani: “Edukimi dhe Feja”
11) dr.Ardit Bido: “Aspekte ligjore të besimit fetar në Shqipëri”
12) prof.dr.Ndriçim Kulla: “ Fetë në Shqipëri harmonizohen nga shqiptarët”
13) prof.dr.Davide Danniese: “The Cogd project: a good practice of mediating and solving religious controversies”   
14) prof.Thoma Shkira: “Bashkëjetesa fetare nëpërmjet kultit të shenjtorëve në vendin tonë”



Leave a reply

Please enter your comment!
Please enter your name here