Konferenca Shkencore Ndërkombëtare: – 8 Maj,2019

“Të integrojmë shoqëritë përmës harmonisë dhe bashkëjetesës fetare: Modeli Shqiptar!

Instituti i Bashkëpunimit për Integrim dhe Zhvillim propopozon: Bashkëjetesa Fetare, trashëgimi botërore e UNESCO, duhet mbrojtur dhe investuar si trashëgimi e UN dhe UNESCO!

ICID Albania, “Instituti i Bashkëpunimit për Integrim dhe Zhvilim” ne bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar organizoi  Konferencën Shkencore: “Të Integrojmë Shoqëritë përmes harmonisë  dhe bashkëjetesës fetare: Modeli Shqiptar!”, datë 8 Maj,2019 në sallën “Shpataraku” të Muzeut Historik Kombëtar”.


Konferenca Shkencore ishte pjesë e eventit te integruar, tubimit dhe ekspozitës së vlerave të besimeve në Shqipëri. Konferenca prezantoi dhe diskutoi mbi argumentet historikë, shoqërorë, antropologjikë, politikë dhe ekonomikë, mbi këtë realitet të cilin përjetojmë dhe ndërveprojmë në jetën e përditshmë, krijuar përgjatë historisë së shoqërisë sonë.

Profesorë, lektorë, akademikë dhe studiues prezantues në këtë konferencë ishin personalitete të shquara të fushave respektive, kombëtarë dhe ndëkombëtarë.

Punimi i parë u prezantua nga
1)H.E Msgr. Bishop George Fredo O.P (Arqipeshkv i Tiranës dhe Durrësit, Primat i Shqipërisë): “Besimi, pluralizmi dhe marrëdhëniet ndërfetare”

2)dr.David Hosaflook: “Shkrimet e shenjta: roli i librit shqip në agim të Rilindjes Kombëtare”

3)assoc.prof.dr. Konstandinos Giakoumis: “Toleranca fetare në Shqipëri, nga miti te sfidat”

4)prof.dr.Bardhosh Gaçe: “Intregrimi i shqiptarëve drejt civilizimit modern dhe kontributi i bektashizmit në besimin dhe harmoninë kombëtare”

5)dr. Genti Kruja: “Modeli i bashkëpunimit ndërfetar akademik ndërmjet tre institucioneve të edukimit të lartë teologjik në Shqipëri”

6) dr.Ardian Muhaj: “Harmonia e civilizimeve apo civilizimi harmonik si vlerë e trashëguar e shoqërisë Shqiptare”

7)dr.Dorian Koçi: “Shtegtimi i formësimit të identitetit shqiptar”

8)prof.dr. Pëllumb Xhufi: “Arsye të bashkëjetesës fetare të shqiptarëve”

9)assoc.prof.dr. Përparim Kabo: “Mozaiku fetar ndërmjet liberalizimit dhe autoritarizmit”

10)prof.dr. Gjergji Sinani: “Edukimi dhe Feja”

11) dr.Ardit Bido: “Aspekte ligjore të besimit fetar në Shqipëri”

12) prof.dr.Ndriçim Kulla: “ Fetë në Shqipëri harmonizohen nga shqiptarët”

13)prof.dr.Davide Danniese: “The Cogd project: a good practice of mediating and solving religious controversies”   

14)prof.Thoma Shkira: “Bashkëjetesa fetare nëpërmjet kultit të shenjtorëve në vendin tonë”
 

Drejtori i ICID Albania assoc.prof.dr Reis Mulita, promotori i kësaj nisme duke evidentuar argumentë të shumtë dhe gjetje parësore mbi bashkëjetesën fetare nëpërmjet veprimtarisë së ICID Albania në territorin e vendit dhe për një kohë relativisht të gjatë vlerëson se vlera e veçantë dhe unikale e bashkëjetesës duhet të njihet, ruhet dhe kultivohet jo vetëm në shoqërinë shqiptare. Modeli shqiptar duhet të konsiderohet si MUST TO model për shoqërinë bashkëkohore.  Ashtu sikundër shoqëria mbron dhe investon trashëgiminë e shoqërisë dhe natyrës nëpërmjet UN dhe UNESCO-s ashtu duhet të mbrohet dhe të investojë edhe produktet e sjelljes së shoqërisë cilësisht të dallueshme si vlera që ushqejnë sfidat e mijëvjecarit për zhvillim të qëndrueshëm.

Bashkëjetesa fetare e shqiptarëve e prekshme në çdo pëllëmbë të tërritorit shqiptar, kohezive dhe integruar në kohë dhe hapësirë është një vlerë dhe trashëgimi e padiskutueshme për shoqërinë dhe si e tillë duhet të ruhet dhe investohet si patrimoni  i UN dhe UNESCO.

Eventi është pjesë e nismës Shqipëria e Vlerave të Mëdha, lançuar në virgjilje të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë nga ICID Albania. Ky argument ushqehet edhe nga vlerat cilësisht të dallueshme të shqiptarëve për paqën dhe harmoninë shoqërore të demonstruar me sjelljen e shqiptarëve ndaj hebrejve ndryshe nga shumica e shoqërisë e asaj kohe: ICID Albania sjell paqësoret e shqiptarëve të Shqipërisë, ku asnjëherë nuk kanë sulmuar fqinjët, e me atë kujdes e simbobl të paqes për shoqërinë si Nënë Tereza.

Konferenca dhe eventi i organizuar nga ICID Albania u mbështetën nga Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar i cili e shndëroi institucionin e historisë së shqiptarëve në një arenë të tubimit, prezantimit dhe diskutimit shkencor të argumentit në fjalë, bashkëjetesës fetare të shqiptarëve si vlerë unikale dhe e papërsëritshme për shoqërinë bashkëkohore.

https://we.tl/t-9IyItM9Dzl    Linku per fotografite E Merkure: 08:00

Leave a reply

Please enter your comment!
Please enter your name here