Veprimtaria: Vizitat e ndërsjellta në institucionet e komuniteteve fetare dhe objektet e kultit – 7 Maj,2019

Instituti i Bashkëpunimit për Integrim dhe Zhvillim (ICID Albania) në bashkëpunim me komunitetet fetare në Shqipëri organizuan vizitat e ndërsjellta midis anëtareve të komuniteteve fetare, studiuesve të interesuar dhe krerëve të komuniteteteve fetare në pesë (5) institucionet respektive të komuniteteve featre në Tiranë.

Vizita e parë u krye në Katedralen Katolike “Zemra e Shenjtë e Krishtit” ku përfaqësitë e komuniteteve fetare u mirëpritën nga komuniteti katolik dhe në një prezantim historik nën ligjeratën e At.Zefi mbi detaje historike, të cilët shprehën ndjenjën e veçantë që ndjejnë të harmonisë midis njëri-tjetrit.

Vizita e dytë i takoi anëtarët e komuniteteve fetare në Katedralen Orthodhokse ”Shën Pali” të cilët u mirëpritën nga komuniteti orthodhoks në Shqipëri. Vizita konsistoi në guidën e institucionit: pikëpamjet historike dhe simbolike  duke e përmbyllur takimin në një moment takimi pritës dhe qerasje, të cilët e cilësuan si shenjë rrespekti dhe mikrpitje të vëllezërve të tyre.

Vizita e tretë i takoi anëtarët e komuniteteve fetare ne Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, të cilët u mirëpritën nga Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë , Haxhi Bujar Spahiu. Në këtë takim u shpreh ndjenja e të pranuarit të besimit tjetër dhe rrespektimi i saj,  të cilët vlerësuan se e përjetojnë dhe ndërveprojnë në jetën e përditshme, si një vlerë tejet unikale të tashëguar përgjatë historisë.
Vizita e katërt i takoi anëtarët e komuniteteve në Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë, të cilët u mirëpritën  nga Kreu i Komunitetit Pastor Ylli Doçi, po ashtu mirëpritur në një takim pritje qerasje ku mes tyre u diskutuan me kuriozitet dallesat fetare në një këndvështrim historik dhe duke theksuar se për shqiptarët bashkëjetesa fetare është e natyrshme dhe e ndjeshme midis tyre.

Vizita e pestë i takoi anëtarët e komuniteteve fetare në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane-Selia e Shenjtë të cilët u mirëpritën nga Dervish Salibeti.
Vizita konsitoi në guidën dhe njohjen e instiucionit, guidën e ekspozitës së komunitetit bektashian, sektorëve të veçantë të komunitetit bektashian, vlerat e tyre përgjatë historisë dhe kontributi i të parëve. Vizita u përmbyll me dhurimine disa botimeve bektashiane për secilin nga anëtarët e komuniteteve të tjera. Itenerari dhe levizja në institucionet e komunitete fetare në Shqipëri u realizua me mjet transporti të grupuar, ku së bashku anëtarët dhe  përfaqsitë e komuniteteve fetare ndoqën itenerarin e vizitave. Vizitat dalluan për pranimin e natyrshëm dhe ritheksimin e vlerës së shquar të shqiptarëve , bashkëjetesë së tyre në paqe , harmoni dhe integritet, si edhe për dialogun mes tyre duke u konsideruar vëllazëri.



Dervish Salibeti & Hirësi Asti Ballakbashi
në Katedralen Orthodhokse “Shën Pali
Anëtarët dhe Përfaqësitë e Komuniteteve Fetarë
në Katedralen Katolike “ Zemra e Shenjtë”
mirëpritur nga At.Zefi & Dom.Arjan
Anëtarët dhe Përfaqësuesit e Komuniteteve
Fetare në ekspozitën e Krygjyshatës Botërore
Bektashiane – Selia e Shenjtë
Përfaqësitë e Komuniteteve Fetare & Kreu i KMSH, H. Bujar Spahiu. në Komunitetitn Mysliman të Shqipërisë


Leave a reply

Please enter your comment!
Please enter your name here