Veprimtaria: Ekspozita e Besimeve dhe Vlerave Fetare: 6-9 Maj,2019

Instituti i Bashkëpunimit për Integrim dhe Zhvillim (ICID Albania) në bashkëpunim me komunitetet e besimeve fetare në Shqipëri realizuan ekspozitën e besimeve dhe vlerave fetare në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar në një hapësirë 600 m2 ku secili komunitet kishte në dispozion 99 m2 për të ekspozuar gjetje dhe materiale të formave të ndryshme.  Ekspozita e besimeve dhe vlerave fetare u integrua edhe nga kontributi i materialeve dhe gjetjeve të institucionit Arkivi Shtetëror dhe Bashkia Kurbin të cilët pozicionuan gjetjet e tyre në vazhdimësi të ekspozimit të pesë (5) komuniteteve fetare në Shqipëri, të cilat demonstruan vlerën unikale të bashkëjetesës fetare përgjatë historisë dhe kontributit tw çdo komuniteti respektiv.
 

Në një hapësirë të veçantë të ekspozitës u realizua media corner ku në sfond të saj u përcollën mesazhet e krerëve të komuniteteve fetarë në Shqipëri:

  • Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërise: Haxhi Bujar Spahiu
  • Kreu i Komunitetit Orthodhoks të Shqipërise: Fortlumtura e tij, Prof.Dr.Anastasios Yannulatous (Kryepeshkop i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë)
  • Kreu i Komunitetit Katolik të Shqipërize: Imzot George Frendo ( Arqipeshkv i Tiranës dhe Durrësit, Primat i Shqipërisë)
  • Kreu i Komunitetit Bektashi: Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj (Kryegjysh Botëror i Bektashianëve)
  • Kreu i Komunitetit Ungjillor të Shqipërisë: Pastor Ylli Doçi


Ekspozita e besimeve dhe vlerave fetare qëndroi e hapur përgjatë ditëve 6-9 Maj,2019.
Ekspozita e besimeve dhe vlerave fetare , organizuar nga Instituti i Bashkepunimit për Integrim dhe Zhvillim në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe me komunitetet fetare në Shqipëri ishte e para e këtij lloji ( e përbashkët) dhe do të shndërrohet në një event përvjetor së toku me aktivitetet e tjera që synojnë të promovojnë, shpërndajnë dhe kultivojnë vlerën unikale të shoqërisë shqiptare anekënd botës për publikun e gjerë, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Leave a reply

Please enter your comment!
Please enter your name here